Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi që i ka marrë fëmijën ish bashkëshortes së tij.
Në raport thuhet se kjo ka ndodhur pa dëshirën e saj.
“Me 12.01.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull k/Shqiptar, pasi që i njëjti duke e kanosur ia ka marrë fëmijën ish bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë/FaktePlus