Aktuale

Arrestohet njëri nga grabitësit e një shtëpie në Prizren

Policia në Prizren ka arritur ta kapë njërin nga personat që dyshohet se më 1 shkurt kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë kryer ndonjë vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zekrija Rexha”  ku i dyshuari së bashku edhe me një person tjetër të kishin hyrë në shtëpinë e viktimës të cilën, të dyshuarit e kapin me forcë me ç ‘rast njëri ia mbyll gojën që të mos bëzaj.

Viktima është mbajtur nga grabitësi derisa i dyshuari tjetër e ka kontrolluar shtëpinë dhe nga aty janë vjedhur dy telefona dhe para të gatshme ndërsa nga qafa dhe gishtat e dorës i janë hequr me forcë një zinxhir dhe  dy unaza. Viktima përpos që ishte tmerruar kishte pësuar edhe lëndim trupor.

 

Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka preferuar të mbrohet në heshtje. Hetuesit po punojnë për identifikimin edhe të dyshuarit të dytë.