Aktuale

Arrestohet një turk në Gjilan, po transportonte tre emigrantë afgan

Në rrugën e “Bujanovcit” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi i njëjti në kamionin e tij me targa të shtetit turk, kishte transportuar nga Greqia tre azilkërkues meshkuj shtetas të Afganistanit.

Me vendimin e Prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ndërsa tre shtetasit afgan përmes zyrës së migrimit janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Lipjan./Lajmi.net/