Komandot elite gjermane kanë arrestuar sot një tunizian në qendrën e refugjatëve në Berlin pasi që dyshohet se ka ndihmuar terroristin Anis Amri I cili me kamion vrau 12 njerëz para Krishtlindjeve.
Sipas Daily Mail pjesëtarët e policisë antiterror këtë aksion e kanë ndërmarrë në orët e hershme të mëngjesit.
Në Berlin në tregun e Krishtlindjeve Anis Amri ka hyrë me kamion ku 12 persona mbetën të vdekur e shumë të tjerë u plagosën.
Amri është vrarë në Milano të Italisë pasi që kishte shtënë në drejtim të policisë kur ata i thanë të ndalonte.