Aktuale

Arrestohet një shantazhues në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nga komuna e Lipjanit, pasi i njëjti kishte bërë shantazh ndaj një qytetari të kësaj komune.

Personi në fjalë është arrestuar mbrëmë rreth orës 19:00 pasi kishte shantazhuar me publikimin e disa fotove.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi qe i njëjti ka shantazhuar me publikim të disa fotove viktimën mashkull shqiptar”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Bëhet e ditur se me urdhër te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./FaktePlus