Dje në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij dhe shoqen e saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00.
Dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor nga shërbimi i urgjencës. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes./GazetaExpress