Aktuale

Arrestohet një person për vrasjen e të riut në Mitrovicë

Një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e 22 vjeçarit V.S në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “UÇK” e cila ndodhet në lagjen Bair, dhe në këtë rrugë ndodhen tri shkolla të mesme të qytetit, ajo Ekonomike, Gjimnazi dhe shkolla e Mjekësisë.

Zahiti e ka konfirmuar se viktima nuk është nxënës i asnjërës nga shkollat e lartëpërmendura derisa  merrt vesh i njëjti ishte student në Fakultetin e Informatikës në Universitetin “Isa Boletini”.

Ndërsa lajmi.net ka arritur ta sigurojë një fotografi të viktimës nga një lexues. Trupi i pajetë shihet i shtrirë në rrugë. /lajmi.net