Aktuale

Arrestohet një person për sulm fizik

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person pasi që në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull k/shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur të dielën pasdite në Prishtinë në rrugën “UÇK”.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.