Aktuale

Arrestohet një person për mashtrim

Policia ka arrestuar një të dyshuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga zyrtarët policor, në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar pajisje elektronike dhe dokumentacione të ndryshme.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/