Aktuale

Arrestohet një person për marrje me prostitucion

Një person është arrestuar nga policia e Kosovës në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion.

I dyshuari sipas policisë është K.H i lindur më 1987.

Me këtë rast është identifikuar viktima, e cila ka qenë në raport bashkëshortor me të dyshuarin për një kohë.

Viktima është intervistuar edhe më parë nga njësia e DHTQNJ-së, ku e njëjta nuk ka pranuar strehim.

Pas intervistimit i dyshuari, në konsultim me prokurorin, është ndaluar dhe rasti do të procedohet me kallëzim penal në procedurë të shkurtër në Prokurorinë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme./KosovaPress/