Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull i cili mirrej me fajde, pasi që ka ushtruar presion një personi tjetër në kërkim të kamatës.
“Viti 26.07.2018-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar presion në kërkim të kamatës/fajdesë, nga viktima mashkull K/Shqiptar. Nga i dyshuari janë konfiskuar 6.000€ para dhe disa shënime të ndryshme të cilat janë mbajt si evidencë”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./FaktePlus/