Aktuale

Arrestohet një person për disa vjedhje

Policia e Gjakovës njofton se pas një pune operativo-hetimore kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në disa fshatra të kësaj komune.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprat e kryera ,  po ashtu janë siguruar prova të mjaftueshme që dëshmojnë se  i njëjti është  kryes i këtyre veprave.

I arrestuar është: R . D (1988) ndërsa me  urdhër të prokurorit të çështjes personi i arrestuar mbahet në ndalim policor.

Ndaj tij  do të ngritët kallëzimi penal ndërsa policia në bashkëpunim me prokurorinë po vazhdojnë me procedurën hetimore./KosovaPress/