Policia e Kosovës thotë se ka arrestuar një të dyshuar, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi se ka rrëmbyer viktimën mashkull, i raportuar si i zhdukur në fillim të këtij muaji.
“Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç ‘rast është konfiskuar vetura e tij e cila dyshohet të jetë përdorur në rast si dhe dy telefona celularë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.