Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar një burrë në Mitrovicë, i cili ka shtënë me armë zjarri në dasmë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull (shqiptar), pasi që i njëjti në një aheng familjar (dasmë) nga vetura e cila ishte në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në ajër”, thotë PK.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar gjashtë gëzhoja të cal.7.62 mm, ndërsa nga i dyshuari ka konfiskuar një armë TT e cal.7.62 mm. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës javë më parë ka apeluar që të mos përdoren armët në ahengjet familjare, traditë kjo e kamotshme në Kosovë që shpesh ka lënë pasoja nëpër ahengje.