Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti ishte në kërkim nga organet e rendit.
Në raportin 24 orësh të PK-së bëhet e ditur se personi në fjalë është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren , është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Prizrenit”, thuhet në raport.
Ngjarja ka ndodhur dje në ora 14:00/FaktePlus