Policia e Kosovës përes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se në orët e mbrëmjes së djeshme ka arrestuar një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.Sipas PK-së, personi i arrestuar ka qenë në kërkim dhe i njëjti është dërguar në paraburgim.
“ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Aeroporti “Adem Jashari “-Prishtinë,09.03.2018 – 20:50.
Në bazë të urdhëresës së Gjykatës-departamenti për krime të rënda –Pejë, është arrestuar i kërkuari mashkull K-shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje deri të paraqitet para Gjyqëtarit”, thuhet në njoftimin e PK-së.