Aktuale

Arrestohet një person në Aeroportin ‘Adem Jashari’, u kap me plumba në valixhe

Policia ka arrestuar një person pas gjatë kontrollimit të valixheve në një çantë dore i janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishek.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, gjatë kontrollimit të valixheve nga personat zyrtar, një personit të komunitetit boshnjak në një çantë dore i janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishek, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“Gjatë kontrollimit të valixheve nga personat zyrtar, pronë e të dyshuarit mashkull K/Boshnjak, pikërisht në një çantë dore janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishek. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, lirohet në procedurën të rregullt”. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli