Polica e Kosovës, konkretisht njësiti pranë stacionit policor në Pejë ka bastisur një shtëpi meqë rast ka arrestuar një person ku të njejtit i janë gjetur armë pa leje.
Në njoftimin e PK-së thuhet se operacioni është zhvilluar në orën 06:00 të mengjesit.
I dyshuari i arrestuar në këtë rast është V. S. lindur me 1992. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar tri armë dhe 3 karikatorë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, të cilët edhe janë duke u marrë me rastin.
Në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore. /FaktePlus