Njësitet hetuese të Policisë së Kosovës kanë arrestuar një grua nga Gjilani, pasi dyshohet se ajo kishte kohë që shantazhonte përmes rrjetin social Facebook një grua tjetër nga kjo komunë.
Rasti se po bëhej shantazh sipas policisë është lajmëruar nga viktima në fillim të këtij muaji, respektivisht më 3 prill dhe arrestimi i të dyshuarës është bërë dje.
“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare në Gjilan nën dyshimin se e njëjta përmes rrjeteve sociale Facebook, ka shantazhuar viktimën femër K/Shqiptare”, njofton policia.
Bëhet e ditur se gruaja e arrestuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orës./FaktePlus