Aktuale

Arrestohet një femër në Prishtinë, dyshohet se kreu 14 vjedhje

Një ditë më parë, Policia e Kosovës ka arrestuar një femër.
E njëjta dyshohet ka kryer 14 raste të vjedhjeve, përcjell lajmi.net.

“Pas hetimeve të vazhdueshme është arrestuar nga Policia e Kosovës, e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që dyshohet se e njëjta për disa muaj rresht kishte kryer 14 (katërmbëdhjetë) raste të vjedhjeve në lokacione të ndryshme në Prishtinë”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit e dyshuara me urdhër të prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/