Policia e Vlorës ka njoftuar mëngjesin e sotëm arrestimin e dy shtetasve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kështu në pranga ka rënë Afrim Kobuzi, 29 vjeç, banues në Piqeras.
Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi më datë 24.12.2016, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit. L.K., në fshatin Piqeras, ku ka marrë disa bizhuteri me vlerë, të cilat iu gjetën në banesën e tij dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
I arrestuari tjetër është shtetasi i shpallur në kërkim Ajet Rapaj, 44 vjeç, banues në Radhimë. Policia ka bërë ndalimin e tij pasi më datë 20.07.2016, ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Vetgjyqësia”, për të cilat është dënuar me 4 muaj burg./Gazeta Express/