Të enjten në pikën kufitare Jarinjë është arrestuar një person shtetas i Serbisë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari kishte urdhëresë të lëshuar nga INTERPOL-i.
I dyshuari është intervistuar në Gjykatën Themelore-Mitrovicë-Departamenti i Krimeve të Rënda.
Pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.