Aktuale

Arrestohet në Kosovë një trafikant drogë nga Shqipëria (Foto)

Policia e Kosovës gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e kaluar në qytetin e Mitrovicës ka arrestuar një shtetas nga Shqipëria me akuzën e trafikimit të lendëve narkotike. I dyshuari me inicialet O.N transportonte me veturën e tij 10 kilogramë e 766 gram substancë narkotike e llojin marihuanë, shkruan Gazeta Express.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësitet për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë të Prishtinës dhe Mitrovicës, me 10 nëntor 2016, rreth orës 20:00, gjatë punëve operative në terren  kanë arritur deri te informacioni për një veturë të dyshuar që dyshohej se transportonte substanca narkotike.” thuhet në komunikatën e policisë.

Siaps policisë, njësitë përkatëse kanë ndaluar veturën Range Rover dhe gjatë kontrollit kanë hasur në substancë narkotike, me ç’rast është arrestuar edhe i dyshuari i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, transmeton Express.

Gjatë kontrollit të veturës, në pjesën e pasme është gjetur një çantë e mbushur me 20 paketime, e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë.

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve. /Gazeta Express