Aktuale

Arrestohet në aeroport, dërgohet në burgun e Dubravës

Një person është arrestuar dje në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas policisë, i arrestuari ishte në kërkim, dhe i njëjti është dërguar në burgun e Dubravës për vuajtje të dënimit.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës:”, ka njoftuar policia./KP