Aktuale

Arrestohet më pas lirohet burri që rrahu gruan në Prishtinë

Një grua në Prishtinë është sulmuar nga burri i saj.

Policia e Kosovës pas raportimi kishin arrestuar të dyshuarin, por më pas të njëjtin e kishin liruar më pas.

Ndërkaq, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, nuk raportohet për të lënduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.