Aktuale

Arrestohet mashtruesi i Suharekës

Policia raporton se ka arrestuar një person në fshatin Leshan të Suharekës pasi që i njëjti më 15 mars të këtij viti duke mashtruar, në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar në një autobus pronë e viktimës.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./KosovaPress/