Rajon & Botë

Arrestohet marokeni që planifikoi sulm në ambasadën ruse

Një shtetas i Marokut, i cili të shtunën u arrestua në qytetin gjerman Lajpcig, kishte planifikuar që të kryejë sulm terrorist para ambasadës ruse në Berlin, ka bërë të ditur të martën revista gjermane “Fokus”.

“Fokus” referohet në burime dhe të Prokurorisë shtetërore gjermane në Drezden. Raportohet se marokeni 24-vjeçar është i dyshimtë se “ka përgatitur të kryejë vepër penale për rrezikimin e sigurisë shtetërore” dhe se prokurorët besojnë se ambasada ruse në Berlin ishte cak potencial.