Aktuale

Arrestohet malazezja pasi nën ndikimin e alkoolit fyen policët në Prishtinë

Të hënën në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, Policia ka arrestuar të dyshuarën femër shtetase e Malit të Zi pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka penguar dhe ka fyer zyrtarët policorë.

”Me vendim të prokurorit të dyshuarës i është konfiskuar pasaporta, ndërsa e dyshuara është liruar dhe urdhëruar të paraqitet në gjykatën për kundërvajtje”- njofton Policia, transmeton Express.