Rajon & Botë

Arrestohet korrespodenti i BBC-së në Turqi

Policia turke ka arrestuar korrespondentin e BBC-së nw kwtw vend, i cili sot ka raportuar për trazirat në verilindje të vendit.

Ky nuk është arrestimi i vetëm në këtë vend. Pas dështimit të grusht-shtetit dhe arrestimeve masive, nuk i kanë shpëtuar as mediat. Në burgjet turke ndodhen një numë ri madh i drejtuesve të mediave, redaktorëve dhe gazetarëve.

Po ashtu, Qeveria turke, kohë më parë ka mbyllur gazetën “Zaman”, për të vazhduar me mbylljen e gazetave, televizioneve dhe radiove tjera, të cilat kryesisht ishin të afërta me klerikun miliarder, Fetullah Gylen, transmeton KosovaPress.