Aktuale

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Lipjan

Policia e Kosovës (PK) ka raportuar se ka arrestuar një person në Lipjan, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “lëndimi i rëndë trupor”.

Kjo është bërë e ditur përmes raporti 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas këtij raporti, me 13 maj 2020, rreth orës 18:44, është raportuar se një person i dyshuar ka plagosur me armë zjarri dy persona, për çka motivi nuk dihet ende.
Të lënduarit thuhet se janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për tretman mjekësor.

Sipas raportit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse i është konfiskuar arma model “TP9SF Elite cal.9mm”.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë intervistuar edhe të lënduarit, në cilësinë e të dyshuarve, të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt.