Aktuale

Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e Abit Jasharajt

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në lidhje me vrasjen e djeshme të Abid Jasharaj, e ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për personin me inicialet B.Sh..

I dyshuari është duke u intervistuar në stacion të policisë dhe se pas pak prokurori i rastit do të nxjerr vendim për të.

Personi i arrestuar dyshohet se është vet autori i krimit që tronditi banorët e kryeqytetit.

the authorBurbuqe Metolli