Është arrestuar një person në Drenas, për vjedhje të kabllos të rrymës.
Sipas Policisë së Kosovës, cilësohet vjedhje e rëndë.
Siç njofton Policia e Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Vjedhje e rëndë. Gllogoc 30.10.2019 – 06:30. Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti kishte vjedhur kabllo të rrymës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.