Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person të nacionalitetit serb në fshatin Prevlak të Mitrovicës.
Ai dyshohet se me kamionin të firmës, gjatë kryerjes së punimeve ka këputur një tel të lartë përçuesit i cili ka rënë në një tel te instaluar me tension të ulët ( i cili shërben qe të rrethoj bagëtinë në një vend te caktuar) ku gjatë përdorimi të telit viktima femër ka pësuar goditje nga tensioni i lartë, ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt./KosovaPress/