Aktuale

Arrestohet i dyshuari që kreu një grabitje para 11 muajsh

Policia e Prizrenit dje ka identifikuar të dyshuarin K.A i cili dyshohet se ka kryer një grabitje më 27 janar të këtij viti.

Sipas Policisë grabitja ka ndodhur në rrugën “Qazim Berisha” në Prizren, në  oborrin e qendrës sportive.

Hetuesit kanë arritur t’i  gjejnë dhe sekuestrojë sendet që i dyshuari i ka përfituar në mënyrë të kundërligjshëm.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit  i dyshuari  mbahet në Qendrën e ndalimit në Stacionin policor Prizren për 48 orë.  Rasti nën  hetime.