Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për rastin e vrasjes së rëndë në Malishevë.
Në njoftim të Policisë thuhet se me datë 11.09.2016 në ora 18:00 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë lidhur me një person të zhdukur nga fshati Balincë, Komuna e Malishevës, ndërsa me datë 12.09.2016 në ora 17:25 viktima është gjetur pa shenja jete në automjetin e tij, në afërsi të një pylli në fshatin Mirushë të kësaj komune.
Më tej në njoftim thuhet se sot pas një pune intensive operativo hetimore, Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me stacionin policor të Malishevës kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar.
Personi i dyshuar është një mashkull shqiptar, i moshës 41 vjeçare nga Komuna e Malishevës.
Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit./KosovaPress/