Autoritetet turke kanë arrestuar sot drejtorin e Këshillit Drejtues të gazetës “Cumhuriet”.
Nga kjo gazetë që në Turqi cilësohet si gazetë opozitare bëjnë të ditur se Akin Altay është arrestuar në aeroportin e Stambollit derisa ishte duke ardhur nga Gjermania, transmeton agjencia e lajmeve franceze AFP.
Nëntë redaktorë dhe gazetarë të kësaj gazete gjenden në paraburgim ndërsa arrestimet e tyre kanë shkaktuar reagime në gjithë botën për shkak të shkeljes së fjalës së lirë nga ana e Qeverisë turke.
Tags:Turqi