Policia e Kosovës në kufi me Maqedoninë ka arrestuar deputeten Donika Kadaj-Bujupi .
Këtë lajm e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje në një komunikatë për media.
“Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm. Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Vetëvendosje fton organet e drejtësisë që përndjekja e deputetëve e aktivistëve të ndalojë menjëherë.
“Marrëveshja për demarkacionin nuk duhet të vijë në Kuvend. Demarkacioni nuk kalon”, thuhet në komunikatë.