Aktuale

Arrestohet azilanti nga Libia, vodhi në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës njofton se dje në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë ka arrestuar një shtetas të Libisë, i cili në Kosovë është azilant.

I dyshuari është arrestuar si i dyshuar se më 30 gusht ka kryer një vjedhje.

Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./KosovaPress/