Policia gjermane ka arrestuar njeriun e dyshuar për sulmin që ka kryer ndaj futbollistëve të Borussia Dortmund.
Sulmi me bomba ndaj autobusit me të cilin po udhëtonte skuadra e Dortmundit dy javë më parë është kryer nga një 28-vjeçar gjermano-rus i cili ka përfunduar në pranga, ka njoftuar policia gjermane.
Sipas raportimeve të mediave gjermane autori dyshohet se sulmin ndaj Dortmundit e ka bërë për të përfituar materialisht.
Ai thuhet se ka blerë 15 mijë kontrata duke i dhënë atij të drejtën për të shitur aksionet me një çmim të paracaktuar.
I dyshuari me këtë sulme ka tentuar zvogëlojë çmimin e aksioneve të Dortmundit dhe të përfitoj vetë nga shitja e aksioneve.