Levizja Vetëvendosje ka njoftuar se Policia ka arrestuar koordinatorin e sekretariateve dhe anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj lëvizjes, Nol Nushi. Sipas VV-së, ai është ndaluar nga Policia dhe është arrestuar pa asnjë sqarim.
Ja postimi plotë i VV-së në facebook:
Në kohën kur Serbia ka rritur provokimet ndaj Republikës së Kosovës, duke kërcënuar edhe me luftë, pushteti kriminal përndjekë dhe arreston aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ky pushtet i cili tashmë është dorëzuar para Serbisë, sonte në orët e mbrëmjes, ka arrestuar Koordinatorin e Sekretariateve dhe anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Nol Nushi. Ai është ndaluar nga Policia dhe është arrestuar pa asnjë sqarim.
Ky veprim i pushtetit tregon se klani “Pronto” po synon që në Kosovë të instalojë regjim autoritar. Veprimet e tilla janë të papranueshme, prandaj kërkojmë lirim të mënjehershëm të aktivistit Nushi. Po ashtu, kërkojmë që të ndalen mënjeherë përndjekjet ndaj aktivistëve tanë.