Aktuale

Arrestohet 19-vjeçari për tentim dhunimin e 11-vjeçare në Shtime

Policia ka arrestuar 19-vjecarin nga komuna e Shtimes, i cili dyshohet se ka tentuar ta dhunojë vajzën 11-vjecare. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë rajonale të Ferizajt, Agim Gashi.
Nëntëmbëdhjetë vjeçari nga Shtimja dyshohet se në fillim të këtij muaji ka tentuar ta dhunojë vajzën 11-vjeçare nga i njëjti qytet.

“Me urdhër të prokurorit është arrestuar personi i dyshuar për tentim dhunimin e të miturës. I arrestuar po intervistohet nga prokuroria”, ka thënë Gashi për Express.

Është raportuar se familja e viktimës akuzojnë 19-vjecarin se ka tentuar ta dhunojë vajzën e tyre, duke e futur dhunshëm në veturë dhe duke e dërguar në një fshat afër Shtimes.

Policia e kishte intervistuarin të dyshuarin në fillim të muajit nëntor, por më pas ishte liruar.