Aktuale

Arrestohen tre presona, therën me thikë një mashkull

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një therje me thikë në Podujevë. Policia e Kosovës ka treguar se për këtë rast janë arrestuar tre presona. Derisa viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Podujevë 16.01.2020-13:08. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor”

Policia ka treguar se  pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët dërgohen në mbajtje./FaktePlus/.