Aktuale

Arrestohen tre personat e shpallur në kërkim, një 20 vjeçar i vodhi 800 euro familjes

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Ronaldo Jahaj, 20 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, pasi dyshohet se ky shtetas ka vjedhur në banesën e prindërve të tij në Orikum, një sasi parash prej 800 (tëtëqind) euro.

Në pranga ka rënë gjithashtu edhe Albano Gjini, 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes, për të cilën është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg.

Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e Rexhep Hoxhajt, 40 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë. Arrestimi i tij erdhi pasi më datë 15.04.2014, ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, për të cilën është dënuar me 3 vite burg.