Aktuale

Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti policor pas informatave dhe punës operative kanë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë në Prizren, gjatë ditës së djeshme, pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepra të vjedhjeve të rënda.

Në njoftim të Policisë thuhet se gjatë arrestimit në shtëpi janë takuar edhe dy të dyshuara femra shqiptare, ndërsa janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, 1 gram substancë e dyshuar narkotike, një pako rezlla, një mulli për bluarjen e substancës narkotike dhe një mjet për përdorimin e marihuanës.

“Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.