Aktuale

Arrestohen tre persona për disa vjedhje të rënda

Policia raporton se dje rreth orës 23:30, në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda si dhe ka sekuestruar një çantë me gjësende të dyshuara si maskë, doreza, kaçavida, armë të ftohta dhe thika.

“Rastet (19 raste vjedhje të rënda ) për në cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të përfshirë këta persona, kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, (në markete, kopshte fëmijësh, lokale, etj.) kryesisht në zonën e rajonit të Prishtinës” njofton policia.

Ndërsa personat e arrestuar janë G.C, K.A dhe F.B

“Personat e arrestuar janë G.C, K.A. dhe F.B., me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë”, thuhet në raportin e policisë.