Aktuale

Arrestohen për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës pas një hetimi të bërë ka arrestuar dje në Fushë Kosovë, pesë persona të dyshuar për veprat penale ‘trafikim me njerëz’, si dhe janë identifikuar dy viktima të trafikimit.

Si vazhdimësi e hetimeve intensive nga njësitet relevante policore, sot është arritur të identifikohet edhe i dyshuari i pestë me radhë, me dyshimin e bazuar për përfshirje në të njëjtin rast të trafikimit me njerëz.

“Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë   23 vjeçari me iniciale I.  K. i komunitetit ashkali, 54 vjeçari me inicialet Xh. B. Ashkali, 17 vjeçarja A. A.  ashkalike, 21 vjeçari B. G. ashkali, dhe 67 vjeçari me iniciale Sh.  P. ashkali.  Me këtë rast janë identifikuar edhe dy viktima të mitura, të cilat dyshohet se janë shfrytëzuar nga të dyshuarit e arrestuar për shërbimet seksuale. Dy viktimat pas intervistimit janë trajtuar sipas procedurave standarde të veprimit, për asistim dhe mbështetje të viktimave”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast, me vendim të prokurorit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse, e dyshuara A.A. e mitur është dërguar në mbajtje për 24 orë./KosovaPress/