Aktuale

Arrestohen për armëmbajtje pa leje

Dy persona janë arrestuar pasi që te të njëjtit gjatë kontrollit u është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një fishek.

Policia e Kosovës raporton të enjten se rasti ka ndodhur dje në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.