Aktuale

Arrestohen pasi sulmuan një person me thikë

Policia raporton se në Pejë dje ka arrestuar dy të dyshuar pasi e kishin sulmuar me thikë një person.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar ne Spitalin e Pejës dhe i njëjti sipas mjekut kujdestar është ne gjendje te rende shëndetësore”.

“ Me urdhër te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.