Rajon & Botë

Arrestohen motër e vëlla, kishin fshehur $24 milionë në muret e shtëpisë

Një vëlla dhe një motër janë arrestuar pasi policia gjeti 24 milionë dollarë në para të gatshme në shtëpinë e tyre në Florida.

Luis Hernandez-Gonzales, 44 vjeç, dhe Salma Hernandez, 32 vjeçe, u arrestuan pasi policia gjeti këtë shumë të madhe parash në pronën e tyre në Florida.

Paratë, të cilat besohet se janë fituar duke shitur marijuanë, ishin fshehur në kova në muret e shtëpisë, transmeton Gazeta Express.

Policia thonë se ky është busti më i madh i gjetur ndonjëherë në historinë e tyre. Ata gjetën gjithashtu edhe marijuanë dhe 180,000 dollarë të tjera në një kasafortë.