Dy persona janë arrestuar në Klinë, pasi që të njëjtit në periudha të ndryshme kohore, kanë mashtruar disa qytetarë duke iu marrë shuma të konsiderueshme të parave, për rregullimin e dokumentacionit për punësim në shtetin e Gjermanisë.
Si viktima janë identifikuar dhjetë meshkuj. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.